Hiqet kartoni i kuq për Antony, lojtari do të luajë ndaj Real Madrid

Sport

Antony do të luajë ndaj Real Madrid. Lojtari i Manchester United, i huazuar tek Real Betis deri në fund të sezonit, u ndëshkua me karton të kuq afër mbylljes së ndeshjes së fundit të luajtur në La Liga ndaj Getafes. Vendimi i arbitrit në fushë, shkaktoi shumë polemika në rrjet apo edhe më gjerë, duke qenë se nuk u vendos në funksion, duke vënë në dyshim edhe funksionin e teknologjisë, që në fund të fundit, u bë pjesë e futbollit, për të shmangur apo për të ulur në minimum gabimet e arbitrave.

Në kushte si këto, Federata Spanjolle e Futbollit, vendosi që lojtarit në fjalë t’i hiqet kartoni i kuq, duke dalë në përfundimin se gjyqtari kishte gabuar.

Në kushte si këto, kjo do të thotë se Antony do të jetë në gjendje të luajë ndaj Real Madrid, në duelin e fundjavës mes Betisit dhe Realit, të vlefshëm për javën e 26 të La Ligas. Ky nuk është aspak një lajm i mirë për Los Blancos, pasi Antoni, i ardhur tek Betisi në Janar, është duke kaluar një moment të përkryer, me dy gola dhe dy asiste në 4 ndeshje të luajtura.

Real Madrid nuk vjen nga një ecuri e mirë në kampionat, teksa  në 4 ndeshjet e fundit ka fituar vetëm një herë.