Gonzalo Higuain, në shënjestrën e Chelsea. Sulmuesi argjentinas duket se dëshiron të largohet nga Napoli, ndërkohë që klubi londezin nuk ka kursyer kohë për t’u hedhur në sulm.
E ardhmja e sulmuesit nga Argjentina është vënë shumë herë në pikëpyetje, pasi thuhet se lojtari është i pakënaqur me jetën në Itali. Sipas asaj që raporton media britanike, Mourinho ka shfaqur interesim për ish-lojtarin e Realit të Madridit, pasi edhe vetë lojtari dëshiron të provojë një eksperiencë të re, larg Italisë. Për më tepër që t’i garantojë edhe pjesëmarrjen në Champions League.
Duke parë lëndimet e shpeshta të Diego Costas, si dhe me interesimin e shumë klubeve nga Premier Liga për sulmuesin tjetër Remi, duket se ‘Blutë’ kanë vendosur të bëjnë një goditje të madhe në sulm. Aty ku deri tani, si prurje e re ka ardhur Radamel Falcao, i cili gjithsesi duhet të rigjejë veten pas zhgënjimit gjatë sezonit të kaluar në radhët e Manchester United.
Për më tepër, Higuain do të ishte perfekt për skemat e Jose Mourinhos, por problemi i vetëm është se ai ka një klauzolë të vendosur nga Napoli në vlerë prej 66 milionë sterlinash. Pikërisht këtë shunmë, Napoli thotë se duhet ta paguajë Chelsea, nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e “El Pipitas”.