Juventusi do të niset drejt turneut në Azi me mungesat të rëndësishme dhe me ndryshime. E para është ajo e Kielinit të dëmtuar i cili do të qëndrojë në Itali për t’u riaftësuar, ndërsa e dyta është ajo e turkut Demiral. Një situatë e çuditshme detyron futbollistin që të luajë vetëm ndeshjen ndaj Totenhemit në Singapor e më pas të kthehet në Itali, pasi nuk mund të shkelë në Kinë ku do të jetë pjesa tjetër e skuadrës. Lojtarit i është mohuar viza hyrëse nga autoritet kineze, për shkak të tensioneve politike mes Kinës dhe Turqisë të cilat kanë pasur shpesh edhe incidente diplomatike mes tyre.
