Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka përcaktuar sot se kush do të jenë përballjet e “Play-Off”-it për në grupet e UEFA Champions League, që vjen tashmë eskluzivisht nga Tring Digital.
Përveç Skënderbeut, që do të kenë përballë kroatët e Dinamos së Zagrebit, skuadrat e tjera që njohën rivalët e tyre janë bjellorusët e Bate Borisov, të cilët më 18 gusht do të kenë ndeshjen e parë me Partizanin e Beogradit. Po në këtë datë do të luajnë kazakët e Astanas, klub ky i krijuar vetëm 6 vite më parë, por që tashmë diskuton me APOEL Nicosian e Qipros një mundësi për në UEFA Champions League. Gjithashtu Lazio me Leverkusenin dhe Manchester United me belgët e Brugge do të luajnë po në këtë datë, sikurse dhe portugezët e Sporting Lisbonës, që do të kenë një përballje të vështirë me rusët e CSKA-së së Moskës.
Duket përballje e të njëjtit nivel ajo mes suedezëve të Malmo-s dhe skocezëve të Celtic Glasgow, që do të luajnë ndeshjen e parë të “Play Off”-it më 19 gusht. Po këtë datë në Izrael Maccabi Tel Avivit do të presë Bazelin e Gashit dhe Xhakës, teksa austriakët e Rapid Viena do të kenë përballë ukrainasit e Shakhtar Donetsk. Ndërkohë një përballje tejet e vështirë duket ajo mes Valencias dhe Monacos, klubet mbase më të pafata në këtë short.
Të gjitha takimet do të vijnë në Tring Digital, ndërkohë që ndeshjet e kthimit do të luhen në datat 25 dhe 26 gusht.
Van Gaal, vlerësim dhe kujtime për Bryzh
Rikthimi i Manchester Junaited pas një viti mungesë në grupet e UEFA Champions League do të kalojë nga Klub Bryzh. Belgët janë kundërshtari që shorti i “play-off” në Nion i caktoi skuadrës së Luis Van Gal. Tekniku holandez e ka konsideruar si interesante sfidën me Klub Bryzh, skudër të cilën e ka vlerësuar sidomos duke pasur parasysh që mbërriti deri në çerekfinalet e edicionit të kaluar të Europa League. Por Manchestesteri është i vendosur për të bërë progres në kompeticionin më prestigjoz të futbollit europian. Gjithashtu, Van Gaal ka deklaruar se për të do të jetë një kthim i bukur në Belgjikë, aty ku ka kujtime pasi në vitet ’70 ka luajtur si futbollist në radhët e Anversës, madje duke debutuar pikërisht ndaj Klub Bryzhit.
Belgët përfunduan të dytët në kampionatin e kaluar në Belgjikë dhe do të kërkojnë arritjen në fazën e grupeve, për herë të parë që prej sezonit 2005-06. Ata eliminuan Panathinaikosin në turin e tretë eliminator, por për Manchesterin duket një kundërshtar i butë, krahasuar me skuadra të tjera si Lacio, Monaco, apo CSKA e Moskës, që mund të viheshin përballët ekipit të Van Gaal.
Fituesit e trofeut të Champions League në vitin 2008 nuk janë ndeshur kurrë më parë me Bryzh, por kanë një histori pozitive duelesh me skuadrat belge, përfshi edhe një fitore rekord 10-0 ndaj Anderlehtit në sezonin 1956-57.
Ndeshja e parë midis Manchesterit dhe Klub Bryzhit luhet më 18 gusht në “Old Traford”, kurse kthimi është programuar pas tetë ditësh.