Hetimi ndaj Man.City, Pep Guardiola mund të largohet në fund të sezonit

Sport

Hetimi që Premier League ka nisur ndaj Manchester Cityt për shkelje të llogarive financiare nga viti 2009, e deri në 2018-tën, është një ngjarje që po komentohet gjerësisht në mediat botërore. Pikërisht një ngjarje e tillë, ka vënë në dyshim edhe të ardhmen e teknikut Pep Guardiola në krye të Cityzens.

Vetëm pak kohë më parë, tekniku spanjoll rinovoi kontratën edhe për dy sezone të tjera me kampionët e Anglisë, mirëpo mesa duket, situata mund të përmbyset tërësisht brenda një kohe të shkurtër.

Ky është një hetim që ka nisur që prej 2018-tës, ndërsa në Maj të 2022-shit, Pep u shpreh që nëse klubi e mashtronte, atëherë ai do largohej pa u menduar dy herë prej andej.

“Sa herë që ka dyshime rreth një çështjeje të caktuar, unë kërkoj shpjegime. E kërkova këtë gjë nga drejtuesit e klubit dhe jam I qartë. Unë u besoj atyre, por nëse ata nuk më thonë të vërtetën, atëherë unë largohem”, ka thënë timonieri I bluve të Manchesterit.

Pikërisht kur një gjë e tillë ka marrë përmasa më të gjera dhe nëse akuzat e ngritura vërtetohen, atëherë, nisur prej fjalëve të thëna nga Guardiola, duket mjaft e vështirë që 51 vjeçari të vazhdojë të qëndrojë në krye të stolit të Etihad.

Sipas mediave në Angli, ky mund të jetë sezoni I fundit që trajneri Pep Guardiola drejton Manchester Cityn, sepse