Heredia zbulon kontratën e përjetshme të kampionëve të Europës

Sport

Barcelona është absolutisht një nga klubet më të mëdha të historisë së futbollit, kjo jo vetëm për atë që kjo skuadër ka treguar në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Ish-presidenti i katalanasve, Joan Laporta, mori një vendim mjaft të rëndësishëm e domethënës në vitin 2009, menjëherë sapo skuadra kishte fituar finalen e ‘Champions League’-ës kundër Manchester United. Laporta vendosi që të gjithë lojtarët e Barcelonës, të cilët janë shpallur, apo do të jenë kampionë të Europës në të ardhmen, do të kenë një kontratë të përjetshme. Të gjithë emrat që kanë dhënë kontributin e tyre në fitimin e trofeve europianë, do të kenë një pagë deri në fund të jetës së tyre.

Më shumë rreth kësaj ka zbuluar një nga këta kampionë, Juan Carlos Heredia, i cili fitoi trofeun e ‘Kupës së Kupave’ në vitin 1979, përkrah Johan Cruyff. Heredia tregoi se Joan Laporta u frymëzua për të bërë një premtim të tillë, të cilin më vonë ai provoi se e mbajti, menjëherë pas finales me Manchester United në 2009. Laporta u frymëzua nga Lionel Messi dhe ato që argjentinasi po bënte për skuadrën katalanase. Për këtë arsye, që nga ai moment, çdo grup lojtarësh që udhëheq Barcelonën drejt fitimit të trofeve europianë, do të ketë një shpërblim edhe pasi të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Kështu, lojtarët e Barcelonës vendosin si objektiv të tyre arritjen tek trofeu i ‘Champions League’ jo vetëm për të treguar vlerat e tyre, por edhe për të siguruar një pagë ekstra nga klubi deri në fund të jetës. Janë plot 290 lojtarë që kanë përfituar nga kjo kontratë shpërblimi, ku në total, që nga 1957-a, janë arritur 12 titujt të ndryshëm në kompeticionet europiane