Henry zgjedh të bëhet trajner në Francë

Sport

henry
Thierry Henry ka rënë dakord për t’u bërë trajner i Bordos, sipas raportimeve që vijnë nga Franca. Legjenda e Arsenalit, që vjen nga përvoja e Botërorit si asistent i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez, doli si një ndër kandidatët (bashkë me Laurent Blanc e Jurgen Klinsmann) për drejtimin e klubit francez, pas pezullimit të teknikut Gustavo Poyet. 41-vjeçari francez, tashmë mësohet se ka pranuar sfidën e marrjes së drejtimit të Bordo, ndërkohë që stacioni francez RMC ka konfirmuar arritjen e një akordi mes ish-sulmuesit dhe klubit.

thierry
Kurioz është fakti se ndeshja e radhës për Bodo – e programuar pwr të dielën -, është pikërisht kundër Monaco, skuadrës së parë profesioniste me të cilën ka luajtur Henry. Për më tepër, gjatë këtij kamponati (27 tetor), ai do të ketë mundësinë të përballet edhe me ish-shokun e tij të skuadrës tek Arsenali, Patrick Vieira, i cili drejton Nice. Ditët e fundit, ish-trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger pati deklaruar se Henry, rekordmeni historik i golave të shënuar me “Topcinjtë”, ishte i gatshëm për të marrë rolin e trajnerit të një skuadre profesioniste. “Po, ai dëshiron t’i hyjë një aventure të tillë. Eshtë inteligjent dhe zotëron cilësi të rëndësishme. Pyetja ekzistenciale që ne i ngremë përherë vetes është: a jemi gati të sakrifikojmë jetën tonë, për profesionin e trajnimit?”, ishte shprehur Wenger për gazetën “Corse Matin”.