Thierry Henry ka rënë parimisht dakord për t’u bërë trajneri i ri i Kombëtares së Egjiptit. Sipas asaj që është përcjellë nga mediat afrikane, menaxheri i tij ka gjetur gjuhën e përbashkët me Federatën Egjiptiane të Futbollit. Para pak javësh u fol se ai do të bëhej trajneri i Aston Villa, por marrëveshja nuk u arrit. Ish-portieri i Egjiptit, Nader El-Sayed, aktualisht punonjës i Federatës Afrikane të futbollit, zbuloi për “King Fut” se “ka pasur një takim me menaxherin e Henry në Londër dhe parimisht është gjetur një marrëveshje”. Në një situatë të tillë, francezi është duke pritur projektin e Federatës para se të vendos për ta pranuar ose jo ofertën. Një nga ish-lojtarët e famshëm të futbollit francez, aktualisht 40 vjeç, ishte zëvendësi trajnerit të Belgjikës në “Rusi 2018”, ku arriti vendin e tretë.
Nëse vendos përfundimisht të marrë drejtimin e Egjipitit, kjo do të ishte detyra e tij e parë si trajner kryesor i një skuadre. Ai ka pasur një përvojë trajnimi me skuadrat e të rinjve, në akademinë e futbollit të Arsenalit, por kurrë s’ka provuar të drejtojë skuadra të niveleve të larta. Megjithëse u përfol si një nga pasuesit e mundshëm të Arsen ëenger në krye të “Topcinjve”. Egjipti shihet si një trampolinë e mirë për francezin. Me mbarimin e Botërorit 2018, përfaqësuesja afrikane i dha fund historisë me trajnerin Hector Cuper, që e drejtoi në Rusi. Argjentinasi u shkarkua sepse ekipi nuk fitoi asnjë nga tri ndeshjet e luajtura.