Mbrojtësi spanjoll i Arsenalit Hector Bellerin në një intervistë për “Time” u shpreh mjaft i shqetësuar në lidhje me tifozerinë e skuadrës. Ai tha se ka një mardhënie shumë të vështirë për shkak se ata e konsiderojnë ndryshe nga të tjerët.
“ Disa tifozë janë shumë ofendues. Shumica e fyerjeve vijnë nga rrjetet sociale por disa dëgjohen edhe ne stadium. Më quajnë “Lezbike” sepse unë mbaj flokët e gjata dhe ky model më pëlqen. Edhe kur luaj keq, ata vijojnë më shumë më sharjet homofobike dhe situata bëhet e paqëndrueshme. Kjo është kthyer në një gjë shqetësuese për Hector edhe pse duhet ta marrë me pak sportivitet sepse tifozeria e futbollit është gjithmonë shumë e zjartë e shpeshherë kalon në ofendime që nuk janë aspak të drejta.