Hazard model për fanellën e re të Chelsea-it, por ende asnjë firmë në kontratën e re!

Sport

 

Eden Hazard përflitet si përforëcimi që do të bëjë gjatë verës Reali i Madridit, por ja që te Chelsea duket se mendojnë ndryshe. Të paktën kështu tregojnë shenjat. Footy-Headlines, ka arritur të rrjedhë fotot e marketimit të fanellës së re që Blutë kanë gati për sezonin e ardhshëm dhe në këtë fushatë duket se bën pjesë edhe belgu Hazard. Belgu, lotjari më i mirë i sezonit për skuadrën e Sarrit, shoqërohet nga kapiteni Azpilicueta dhe talenti Ethan Ampadu.

Fanella e re e Nike është dukshëm më e stilizuar dhe përtej simpatisë ose jo nga tifozët, prezenca e Hazard ka bërë më shumë të diskutohet. Shtypi sportiv e ka marrë këtë prezencë të Hazardit si një sinjal të qartë nga klubi se belgu mbetet në planet kryesore të tyre. Sidoqoftë 28-vjecari nëse nuk transferohet këtë verë, do të jetë pa kontratë vitin e ardhshëm. Ai nuk e ka ripërtërirë atë dhe në korrik 2020 mund të largohet me parametër zero. Kështu sipas analizave që bënte të hënën gazeta AS, blutë nëse nuk kanë gati një mënyrë për ta bindur belgun, bëjnë mirë që të arkëtojnë para gjatë këtij viti, pasi vitin tjetër do të ishte një humbje tejmase e madhe për ta që të lënë të largohet me parametër zero një lojtar që vlen së paku 100 milionë në merkato.