Eden Hazard u bë pjesë e “Premier League Hall of Fame”, duke u renditur mes legjendave më të mëdha të historisë së futbollit anglez. Premier Liga e vlerësoi Hazardin për stilin e tij të veçantë të lojës, aftësinë për të krijuar raste, driblimet e shpejta dhe ndikimin që pati në sukseset e Çelsit gjatë dekadës së kaluar. Përfshirja e tij në “Hall of Fame” e vendos belgun mes figurave të mëdha të futbollit anglez si Hanri, Shirer, Lampard, Xherrard e C.Ronaldo. Hazard luajti për Çelsi nga viti 2012 deri në 2019 dhe gjatë kësaj periudhe u shqua si një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionatit. Ai zhvilloi 245 ndeshje, ku shënoi 85 gola dhe shërbeu 54 asiste, duke ndihmuar klubin të fitojë dy tituj kampioni në sezonet 2014/15 dhe 2016/17