Besnik Hasi, mund të rikthehet të punojë në krye të një skuadre në Belgjikë.Ai është i lirë t’i bashkohet çdo klubi që dëshiron, pasi ka fituar gjyqin me Olimpiakos për ndërprerjen e njëanshme të kontratës.Trajneri shqiptar, drejtoi për pak më shumë se tre muaj skuadrën e Olimpiakosit në vitin 2017, por u shkarkua nga klubi grek.
Palët kanë gjetur një marrëveshje të ndërmjetme dhe në fund, gjakovari ka arritur jo vetëm të dëmshpërblehet për ndërprerjen e parakohshme të kontratës, por tanishmë edhe të zgjidhë përfundimisht kontratën me Olimpiakos.Trajneri i njohur shqiptar ka qendruar pushim që prej largimit nga gjigantët grekë.
Por tashmë, sipas asaj që raportohet në mediat belge, tekniku shqiptar mund të marrë drejtimin e ekipit belg Sint-Truiden, që pritet të pushojë teknikun Jonas De Reck në fund të sezonit.E kështu që është në kërkim të një trajneri tjetër për sezonin e ardhshëm.Emri i ekipit nuk është shumë tundues për Hasin që ka stërvitur Anderlecht, Legian e Varshavës dhe Olympiacos.Mirëpo 49-vjeçari mund të joshet nga fakti se do të punojë në Belgjikë, aty ku ndodhet familja e tij.Gjakovari ka eksperiencë në kampionatin belg, pasi ka fituar dhe një kampionat nën drejtimin e Andrelecht-it.Ai mbetet një kandidat i vlefshëm dhe për ekipin kombëtar të Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës, pasi ka shprehur dëshirën për t’i drejtuar herët a vonë.