Do të përfundojë pas 4 vitesh epoka e Harry Maguire-t tek Manchester United. Mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit nuk do të vijojë të jetë më pjesë e klubit më të titulluar në Angli.
Sigurisht nuk është një “rrufë në qiell të pastër” largimi i 30 vjecarit, duke qënë që marrëdhënia e tij me trajnerin Ten hag nuk është e përsosur , për më tepër që tekniku holandez vendosi ti hiqte edhe shiritin e kapitenit.
Klubi që do të marr shërbimet e Maguire dhe që tashmë ka gjetur akordin me Manchesterin është West Ham-i. “The Hammers” do të paguajnë 35 milion euro për të drejtat e futbollistit të përfaqësueses angleze, kujtojmë që United shpenzoi 78.3 milion sterlina për ta marrë nga Leicesteri në 2019-ën.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar, por sipas mediave angleze gjithcka po shkon drejt finalizimit. Harry Maguire në këto 4 sezone tek Manchester United zbriti në fushë në 175 ndeshje duke shënuar 7 gola dhe i’a doli të fitonte vetëm një Kupë Lige. Ka qënë një periudhë e shënjuar nga dritë-hije, në dy sezonet e para ai zhvilloi në tërësi paraqitje pozitive, kurse në dy edicionet e fundit u shfaq si një nga pikat e dobëta të skuadrës sëtij dhe disa herë e humbi edhe vendin e titullarit. Tashmë me sa duket e pret një aventurë e re në karrierën e tij, pas eksperiencave me Wigan, Sheffild United, Hull City, Leciester e Man united, West Ham do të jetë etapa e rradhës në karrierën e mbrotësit më të shtrenjtë në histori.