Është e vërtetë që Harry kanë nuk ka fituar asnjë trofe në karrierë, mirëpo, për për rekorde, apo çmime individuale, sulmluesi anglez, është një nga më të arrirët në botë. Në verën e kaluar, ish-lojtari i Tottenham u bë pjesë e Bayern Munich dhe statistikat me gjigantët gjermanë janë të jashtëzakonshme. Me tregolëshin e shënuar ndaj Holstein Kiel, Kane tashmë ka arritur kuotën e 5 tregolëshave në Bundesligë dhe këtë gjë e ka bërë në vetëm 35 ndeshje të luajtura. Kjo, është një statistikë historike, që asnjë futbollist tjetër që ka luajtur në kampionatin gjerman, nuk ka mundur të shënojë dot 5 tregolësha në kaq pak takime të luajtura. Madje, përpara se Kane ta thyente këtë rekord, në vendin e parë ishte Rudolf Brunnenmeier, i cili, 5 tregolësha i kishte arritur në 61 takime. Kaq mjafton për të kuptuar diferencën që Kane ka nisur të tregojë në Bundesligë përgjatë kësaj kohe. Në ediconin e kaluar, anglezi doli golashënuesi më i mirë i ligës, me 36 finalizime, ndërsa këtë edicion, në 3 ndeshje, ka arritur të shënojë 4 herë. Sakaq, ndeshja ndaj Holstein Kiel, rezultoi historike edhe për portierin e Bayernit, Manuel Neuer, i cili tashmë ka fituar ndaj 37 klubeve të ndryshme në Bundesligë, si asnjë lojtar tjetër në histori.