Harry Kane prej kohësh është kthyer jo vetëm në kapitenin e Tottenham, por gjithashtu, sulmuesi është edhe në planet e disa prej klubeve më të mëdha të kontinentit. Kohët e fundit emri i tij është lakuar gjithmonë e më shumë në merkato. Deri më tani, më tepër interes ka shfaqur Manchester United. Totrenham edicionin e kaluar arriti diçka të mrekullueshme, duke shkuar në finalen e Champions League, mirëpo nuk arriti të fitonte titullin. Krejtësisht ndryshe ka qenë ky vit për londinëzët. Mungesa e rezultateve bëri që Pochettino të largohej nga Spurs, e në vend të tij të vinte Jose Mourinho. Megjithë përpjekjet e portugezit, skuadra nuk ka përmirësuar shumë në rezultate si në kampionat, ashtu edhe në Champions League, madje duke u eleminuar së fundmi. Këto rrethana kanë bërë që Kane të mendojë largimin nga Tottenham, sepse sipas tij, ka ardhur momenti të fitojë trofe në karrierë. Drejtuesit kanë vendosur që Kane të mos shitet për më pak se 250 milionë euro dhe jo vetëm që do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori, por në të njëjtën kohë do të mbushte shumë edhe arkat e klubit. Të shohim nëse me keto kushte të vendosura nga Tottenham, do të vijë ndonjë ofertë konkrete në shtëpinë e nënkampionëve të Europës.