Harry Kane e ka të qartë arsyen e transferimit të tij në radhët e Bayern Munich. Ndonëse 30 vjeç, sulmuesi i qendrës nuk ka arritur të fitojë dot asnjë trofe në karrierën e tij, pavarësisht se ka shkuar deri në finale, por pa mundur të triumfojë dot. Kujtojmë këtu finalen e 2019-tës, kur si kapiten i Tottenham, u mposht nga Liverpool.
Megjithatë, përveç titujve të Kane parashikohet të fitojë me Bayernin, kapiteni i Anglisë është gjithashtu i bindur se transferimi në “Allianz Arena”, përveç disa mundësive të tjera, do ta bëjë atë një pretendent për të fituar “Topin e Artë”, një mundësi që tek Tottenham, ndoshta, nuk do t’i jepej asnjëherë.
“E kemi parë shpesh që për të fituar “Topin e Artë”, si fillim duhet fitosh trofe si kampionat dhe Champions League. Nëse unë shënoj gola dhe siguroj trofe, atëherë do të jem një pretendent për atë çmim individual, megjithëse nuk është kjo gjëja që më shqetëson më tepër për momentin”, ka thënë si fillim Kane.
Më tej, shtatlarti i ofensivës ka thënë se transferimin në radhët e Bayernit, ai e ka bërë, që kur të tërhiqet nga futbolli, të mos ketë ndonjë peng të parealizuar në karrierë, por dëshiron të jetë i plotësuar.
“E kam thënë gjithmonë se kur të pensionohem, nuk dua të ndihem, sikur nuk kam dhënë maksimumin dhe se mund të kisha bërë më tepër. Kjo është arsyeja kryesore që kam ardhur këtu, për ta shtyrë veten deri në limite”, ka mbyllur ndër të tjera sulmuesi i r ii Bayern Munich.