Barcelona ndalet në javën e 24 të kampionatit spanjoll. Katanalasit kanë barazuar me rezultatin 3-3 në shtëpi me skuadrën e Granadas, që vinte në Katalonjë me nevojë jetike për të marrë pikë dhe në fund ia doli me sukses të merrte një të tillë.
Patjetër që një rezultat I tillë konsiderohet një hap fals për skuadrën e Xavi Hernandez, që në këtë mënyrë mbetet sërish 10 pikë prapa vendit të parë që mbahet nga Real Madrid. Mirëpo ajo që shqetëson më tepër në ekipin katalanas, është pësimi I golave të shumtë, që duhet theksuar se përgjatë takimeve të fundit po ndodh me shumicë.
Thënë këtë, në 11 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet në vitin 2024, Barcelona ka pësuar plot 23 gola, duke u bërë kështu skuadra me më tepër gola të pësuar në 5 ligat kryesore të Europës përgjatë kësaj kohe. Barcelona mbetet në vendin e 3 në renditje në kuotën e 51 pikëve.
Sakaq, në javën e 24 është befasuar Atletico Madrid që është mposhtur në shtëpi me rezultatin 1-0, me golin e vetëm të sfidës që u shënua nga Isaac Romero, me këtë të fundit që është bërë në këtë mënyrë lojtari I parë spanjoll që arrin të shënojë 3 gola në 5 ndeshjet e tij të para me Sevillan, që nga sezoni 2012/13, atëherë kur diçka të ngjashme e bënte Alvaro Negredo.
Si pasojë e këtij rezultati, Atletico mbetet në vendin e 4 në kuotën e 48 pikëve, kurse me këtë fitore, Sevilla, ka regjistruar suksesin e dytë radhazi, duke u ngjitur në këtë mënyrë në vendin e 15 në kuotën e 23 pikëve, e duke u larguar 6 pikë nga zona e kuqe.