Hansi Flick, trajneri i Bayern kërkon përqëndrim maksimal në sfidën ndaj Chelsea

Sport

“Duhet të tregojmë respekt për kundërshtarin. E kemi parë se si ka performuar Chelsea pas rikthimit të futbollit dhe mund të them se duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Do të përpiqemi të marrim iniciativën, siç bëjmë gjithmonë dhe nëse ia dalim mbanë të gjejmë lojën tonë, atëherë mund të arrijmë ato që duam. Duhet të kemi respekt për kundërshtarin, por edhe të përqëndrohemi sa më shumë tek pikat tona më të forta. Nuk mendojmë për ndeshjen e ardhshme. Nëse zbresim në fushë me këto ide, atëherë do ta shohim veten në situata që nuk do të na pëlqejnë. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje dhe të paraqitemi gjithmonë e më mirë, sfidë pas sfide. Lojtarët janë stërvitur si duhet dhe i shoh gati për këtë takim. Është e rëndësishme që ata të shfaqin dëshirën e duhur për ta fituar këtë ndeshje, pasi mendoj se nga kjo do të varen shumë gjëra në këtë takim.”