Hansi Flick: “E kemi analizuar Lyonin, do bëjmë më të mirën në fushë”!

Sport

Hansi Flick, trajneri i Bayern:
“Shpresoj se e kemi analizuar mirë Lyonin. Jemi të ndërgjegjshëm për kualitetin e tyre. Ata mbrohen mirë dhe kanë disa lojtarë të cilët janë mjaft kompakt me topin. Vrapojnë shumë. Sa I përket sulmit, zotërojnë tepër kualitet, kështu që ne duhet t’i bëjmë gjërat mirë në fushë. Si trajner, kam disa mundësi për ta rreshtuar ekipin, pasi ne kemi një skuadër me lojtarë të shkqëlqyer. Jam I bindur në grupin që kam në dispozicion. Ndihem entuziast për ekipin dhe përreth kemi krijuar një atmosferë fantastike. Në stërvitje kemi treguar kualitet dhe intensitet të lartë. Po ashtu ndihem I qetë, sepse e di se skuadra është totalisht e përqendruar, pasi ata kanë objektiva të mëdha. Nga ana tjetër, të gjithë e dimë se kjo është vetëm një ndeshje që fillon 0-0. Duhet të luajmë 90 minuta me të njëjtin ritëm, ashtu sikurse bëmë ndaj Barcelonës. Nëse nuk do japim 100%-shin tonë, atëherë nuk do mjaftojë”.

Serge Gnabry, sulmuesi i Bayernit:
“Lyoni është një skuadër shumë e fortë. Kjo ndeshje nuk do jetë e lehtë. Si fillim ata eliminuan Juventusin, më pas Manchester Cityn, kështu që duhet të tregohemi që kujdesshëm dhe të ruajmë përqendrimin tonë që nga minuta e parë. Favoritët jemi ne, por asgjë nuk të jepet falas. Lyoni e ka treguar në takimet e mëparshme se çfarë janë të aftë të bëjnë. Ndaj Barcelonës kemi bërë një performancë të shkëlqyer, por kësaj radhe është një ndeshje tjetër, një gjysmëfinale. Kundërshtari jonë do jetë mjaft I përgatitur. Kjo sfidë nuk do jetë si një shëtitje në park. Duhet të fokusohemi dhe të përqendrohemi maksimalisht. Kemi mjaft harmoni brenda grupit. Shpirti I skuadrës, dhe marrëdhëniet mes lojtarëve, stafit dhe klubit, janë mjaft të mira. Kjo na bashkon më shumë. Flasim për tema të ndryshme, jo vetëm për futbollin. E dimë se për të shkuar deri në finale, ka mbetur vetëm një ndeshje. Jemi skuadra më e mirë në Europë dhe duam ta fitojmë këtë trofe të fundit, në mënyrë që të kompletojmë tripletën. Do të ishte një kurorëzim fantastik për këtë edicion”.