HANS VANAKEN, MESFUSHORI I CLUB BRUGGE:

Sport

“Shpresojmë që sonte të vazhdojmë rrugëtimin tonë pozitiv në Champions League, ashtu sikurse e kemi nisur që prej fillimit të sezonit. Mendoj se fakti që vijmë si më pak më të favorizuar, mund të na ndihmojë.

Në fazën e grupeve pak kush mund ta kishte menduar se ne do kualifikoheshim për në 1/8-tat, por ja që kjo u kthye në realitet dhe tani jemi këtu. Kemi shkruar një pjesë të rëndësishme të historië europiane të klubit dhe synojmë që sonte të bëjmë një tjetër hap të madh përpara. Luajmë në shtëpinë tonë dhe urojmë që me përkrahjen e tiozëve, mund të arrijmë një rezultat të kënaqshëm.

I dimë mjaft mirë cilësitë e kundërshtarit, sepse Benfica është një skuadër me mjaft traditë në Champions League. Mirëpo, fakti që do kemi përballë një ekip kaq të fortë, është një motiv akoma dhe më i madh për të dhënë më të mirën në tapetin e blertë.”