Shumë është folur ditet e fundit për një interesim të Ferrarit në adresë të Ljuis Hamilton, të cilit madje i kanë bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh në vit. VEcanërisht mediat britanike ngulmuan në këtë drejtim, mirëpo është vetë britaniku që i ka dhënë fund të gjithë zërave: “Janë vetëm spekulime. Skuderia ime po punon për mbylljen e tratativës dhe për detajet e fundit të kontratës së re. Jemi afër. Di të them se jemi një skauadër që ka fituar. Tani kemi marrë vendime të gabuara, por jemi duke punuër për t’u rritur. Skuderia po punon shumë në këtë drejtim. E theksoj që të gjithë jemi pranë mbylljes së tratativës së rinovimit. Dhe jo, Ferrari nuk më ka kërkuar”, ka dashur të mbyllë cështjen një herë e mirë vetë piloti i Mercedesit.
Nga ana tjetër mbi të njëjtën cështje ka pasur reagime edhe nga Ferrari, duke filluar nga drejtori Fred Vasur, i cili ka dashur të sqarojë gjithcka ne lidhje me 7 herë kampionin e botës: “Nuk i kemi bërë një propozim dhe nuk kemui ndërmend t’ia bëjmë. Edhe pse e pranoj që raporti mes meje dhe Ljuis është shumë i mirë. Flasim në cdo fundjavë gare, prej gati 20 vjetësh. Por s’bisedojmë për kontrata. Gjithsesi nuk kam ndërmend të resht së folur me të, edhe tani që kanë dalë këto zëra”, përfundoi francezi i “Kokëkuqes”. Pra, është një martesë që nuk do të bëhet kurrë. Ndonëse ka një keqardhje që mund të kishte ndodhur në të kaluarën. Por jo tani, në moshën 38-vjecare, me një Ferrai për t’u rilancuar.