Hames Rodrigez ka shtyrë sërish indikacionet për të ardhmen e tij teksa është shprehur se ka ende kohë për të marrë një vendim. Mesfushori kolumbian e ka mbyllur huazimin dyvjeçar te Bajerni i Mynohut, por skuadra gjermani nuk preferoi ta mbante në skuadër duke e rikthyer te Reali i Madridit, klub i cili ka kartonin e kolumbianit.
Së fundmi, është përfolur shpesh për një transferim në Itali, te skuadra e Napolit. Megjithatë, në daljen e fundit para mediave, Hames nuk preferoi të zbulonte asgjë. “ Kam edhe 20 ditë kohë për t’u menduar”, ishin fjalët e futbollistit.