Hakan Çalhanoğlu (mesfushor i Inter): “

Sport

“Vitin e kaluar arritëm finalen dhe fatkeqësisht, nuk e morëm dot kupën në shtëpi. Ndihem krenar për atë që arritëm dhe për skuadrën që jemi, pasi edhe ndaj Sitit e treguam forcën tonë, pavarësisht se nuk ia dolëm të fitojmë. Sot na pret një përballje e ndërlikuar me Benfikan, që ka lojtarë mjaft cilësor dhe një nga ish-trajnerët e mi. E kam pasur Roger Shmidt për 3 vite në drejtim tek Bajer Leverkusen. Mezi pres që të takohem me të, pasi kemi kaluar mjaft mirë. Nuk isha në ndeshjen ndaj Real Sociedad për shkak dëmtimi, por rikthehem gati për këtë betejë të radhës. Kam një marrëdhënie të mirë me tifozët e Interit dhe kjo më jep edhe më shumë stimuj. Më bën të ndihem special. Madje, jo vetëm mua, por të gjithë familjen time. Një këshillë për ASllanin? Duhet të tregohet më agresiv e me më tepër egërsi në duelet e lojës, pasi e shoh që është një lojtar me cilësi të vecanta. Ai po mëson dhe po përmirësohet, një djalë i mrekullueshëm që dëgjon Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Fola me të menjëherë pas ndeshjes me Sociedad, mirëpo ajo që i themi njëri-tjetrit mbetet mes nesh”.