Erling Haaland është zyrtarisht një lojtar i Manchester City. Nuk ka asnjë surprizë sepse akordi ishte gjetur prej kohësh, por tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga ana e klubit anglez që nëpërmjet portalit zyrtar dhe rrjeteve sociale ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me 21 vjecarin. Video e postuar nga “Sky Blues” në “Twitter” nis me një foto të Haaland me fanellën e City kur ishte më i vogël, kujtojmë që babai i tij Alfie ka luajtur 3 sezone me “The Citiziens”. Norvegjezi në fjalët e tij të para si lojtar i kampionëve të Anglisë ka shfaqur të gjithë lumturinë e tij për këtë transferim.
“E kam ndjekur gjithmonë Manchester City-n dhe këtu ndjehem si në shtëpi. Jam i sigurt që do rritem shumë sepse më pëlqen tej mase stili sulmues i lojës që aplikon Guardiola. Është një ditë e vecantë për mua dhe familjen time. Në këtë skuadër ka shumë lojtar të nivelit të lartë dhe Pep është një ndër trajnerët më të mirë në historinë e futbollit. “ – deklaroi Haaland
Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë 5 vjecare nga e cila do të përfitoj rreth 33 milion euro në sezon. 21 vjecari deri më tani në karrierën e tij ka shënuar plot 155 gola mes Moldes, Salzbrgut, Dortmundit dhe përfaqësueses norvegjeze duke u konsideruar me të drejtë një prej lojtarëve më të talentuar në botë.