Guxon Elseid Hysaj: Nga Franca mund të dalim me…

Sport

Ka guxuar një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, për të deklaruar se kuqezinjtë kanë shanse për të dalë me një rezultat pozitiv ndaj Francës (të shtunën ora 20:45, në Stade de France), me rastin e ndeshjen kualifikuese të Euro 2020. Të paktën sipas asaj që raportohet nga “France Football”, 25-vjeçari i Napolit ka bërë një deklaratë të shkurtër për këtë takim, duke mos e përjashtuar mundësinë që Shqipëria të bëjë surprizën e madhe në “Stade de France”.“Synojmë rezultat pozitiv, nuk vijmë këtu për të humbur. Franca është Francë, por jam i sigurt që me këtë grup dhe një trajner si Edy Reja, ne do të tregojmë vlerat tona. Ne shkojmë me idenë për të marrë pikë, një ose tre, me lojë të mirë dhe duke fituar terren. Sigurisht që do të përballemi me një ekip më të fortë, por… Shqipëria mund të fitojë”, ka guxuar të shprehet Hysaj për revistën franceze.


Pasi provoi të luajë në finalet e Europianit 2016 për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, tashmë shkodrani ëndërron që të përsërisë një gjë të tillë. Megjithëse për situtatën në të cilën ndodhet Shqipëria në grupin kualifikues të Euro 2020, gjithcka ngjan një mision i pamundur, pas humbjeve me Islandën (1-0) dhe me Turqinë (0-2), ndërkohë që për momentin seleksioni shqiptar ka vetëm 2 fitore, ato me Andorrën dhe Moldavinë.