Guardiola sqaron situatën e Sane dhe tregon pritshmëritë për…

Sport

Leroy Sane ka qenë prej kohësh nën shënjestrën e Bayern Munich, që e shohin si një nga lojtarët e duhur për të zëvendësuar dyshen Ribery-Robben. Gjatë sezonit të kaluar, Sane nuk pati shumë minuta prej titullari dhe kjo bëri që anësori gjerman të linte në pritje ofertën e rinovimit që propozoi Manchester City. Trajneri Pep Guardiola u shpreh në intervistën e tij të fundit se dëshira e tij dhe e klubit është që Sane të vazhdojë punën me ‘citizens’. Tekniku katalanas tha se kërkon ta ndihmojë sulmuesin anësor që të bëhet një ndër më të mirët në rolin e tij, pasi ka një potencial të jashtëzakonshëm. Megjithatë, Guardiola nuk përjashtoi mundësinë që Sane të largohet gjatë merkatos duke deklaruar se nëse një lojtar nuk është i lumtur, atëherë klubi nuk do ta pengojë të transferohet diku tjetër. Një sinjal i qartë ky për Bayern Munich dhe vetë Leroy Sane, që mund të shqyrtojnë seriozisht mundësinë e kësaj tratative.

Ndërkohë, Guardiola u ndal edhe tek blerja e re e kampionëve të Anglisë, Rodri, ndaj të cilit tekniku katalanas duket se ka pritshmëri të mëdha. 23-vjeçari konsiderohet si ‘Busquets i ri’ dhe tek Manchester City do t’i besojnë organizimin e lojës, duke qenë se David Silva lajmëroi se do të luajë sezonin e tij të fundit tek kampionët e Anglisë.