Guardiola ‘përgëzon’ Liverpoolin…

Sport

Manchester City mori humbjen e parë sezonale në kampionatin anglez, teksa u befasua nga Norwich-i vendas 3-2. Kritikat ndaj skuadrës së Pep Guardiolas ishin të mëdha, sidomos për mbrojtjen, që bëri gabime të pafalshme në prapavijë, çfarë nuk i shkon përshtat një skuadre kampione si Manchester City. Mirëpo vetë trajneri katalans ishte i pari që i doli në mbrojtje lojtarëve të tij, duke thënë se nëse nuk do të ishte për ta, ai nuk do të kishte arritur asgjë. Guardiola u shpreh se janë të njëjtën lojtarë që e kanë shpallur kampion dhe ai beson deri në fund në aftësinë e futbollistëve të tij, duke siguruar se shumë shpejt ata do t’u përgjigjen këtyre kritikave në mënyrën më të mirë të mundshme. Diferenca me Liverpoolin në këtë fillim sezoni tashmë llogaritet në 5 pikë dhe të shumtë janë ata që kanë guxuar të shohin skuadrën e Jurgen Klopp si ekipin që do të triumfojë deri në fund. Guardiola ka bërë ironi me këtë deklarata duke ‘përgëzuar’ Liverpoolin për ‘fitimin’ e ‘Premier League’-ës.

“Jemi ende në shtator… Nëse mendoni kështu, atëherë urime Liverpool, jeni kampionë. Sigurisht që kemi humbur 5 pikë por sezoni është i gjatë dhe e dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë.”

Guardiola pranoi se skuadra e tij ende nuk ka arritur në formën më të mirë të mundshme, por shpreson që angazhimi në ‘Champions League’ të sjellë një marsh më tepër për lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës.