Guardiola nuk beson më tek Stones, mbrojtësi do të shitet gjatë verës…

Sport

stones

Manchester City duket se ka vendosur të shesë gjatë merkatos verore mbrojtësin John Stones. Anglezi ka që prej janarit që nuk luan si titullar në Premier League me fanellën e “citizens”, pasi nuk është më një ndër më të preferuarit e trajnerit Pep Guardiola. Madje në Britani thuhet se spanjolli nuk beson më tek aftësitë e Stones, që sipas tij nuk i ka justifikuar si duhet me rendimentin e tij, milionat e shpenzuara për të. Por pavarësisht kësaj, për qendërmbrojtësin nuk mungojnë ofertat e mëdha. Arsenali dhe Liveprooli po përfliten së fundmi se mund të jenë destinacione potenciale për të, teksa drejtuesit e Manchester City, kërkojnë të përfitojnë një shumë të ngjashme me atë që paguan tek Everton në verën e 2016-s për shërbimet e tij.

stones2

23-vjeçari numëron 68 ndeshje të luajtura në total me Manchester City, ndërsa gjatë këtij sezoni numëron vetëm 16 prezenca. Ai iu bashkua radhëve të “citizens”, pasi këta të fundit paguan tek Evertoni shumën e 56 milionë eurove për shërbimet e tij, një shumë e konsiderueshme që në atë kohë u kritikua jo pak, pasi po shpenzohej tek një mbrojtës i ri, që ende nuk e kishte provuar veten në nivelet më të larta.