Guardiola ndihet i dorëzuar për titullin kampion në Angli

Sport

Pep Guardiola ndihet I dorëzuar për titullin kampion. Humbja në derbi ndaj Manchester United, e ka bërë disi pessimist teknikun e Cityt, I cili tanimë I ka përqendruar forcat tjetërkund. “Tashmë nuk më intereson më Premier League dhe Carabao Cup. Kemi fituar plot prej tyre dhe nuk është ndonjë problem I madh. E rëndësishme është të luajmë mirë”, ka cituar ndër të tjera numri një I pankinës në “Etihad”.

Ndonëse jemi ende në gjysmë të sezonit, sipas Pep, Arsenali kryesues me 47 pikë, është I paarritshëm. Me suksesin 2-0 në derbin ndaj Tottenham, Gunners e thelluan në 8 pikë diferencën me vendin e dytë, që mbahet pikërisht nga kampionët në fuqi të Anglisë, City. Topçinjtë, duken të pandalshëm. 47 pikë në 18 ndeshje, është një statistikë, që Arsenali nuk e kishte arritur asnjëherë më parë në historinë e klubit.

Një ecuri të përkryer po përjeton edhe Newcastle, që klasifikohet në vendin e 3-të, me 38 pikë, po aq sa United I vendit të 4.

Tërësisht përtej parashikimeve kanë shkuar Liverpool dhe Chelsea, që në 19 javë, ndodhen përkatësisht në vendin e 9-të dhe të 10-të, teksa në raundin e radhës kalendari I vendos përballë njëra-tjetrës.