Guardiola: Liverpool le të shpenzojë sa të dojë, ne mbetemi…

Sport

guardiola liver
Liverpool është cmendur me afrimet rekord të 4 lojtarëve, po ashtu edhe Manchester United e Arsenal janë tepër aktivë në merkato. Nga ana tjetër, Chelsea, pasi rrëmbeu Jorginho, po mundohet të marrë Higuain e jo vetëm. Ndërsa kampionët në fuqi të Premier League, Man.City duket se po përmenden fare pak, teksa deri tani ka marrë vetëm Rijad Mahrezin nga Leicesteri. Gjithsesi, Pep Guardiola është shprehur se nuk ndjehet i shqetësuar nga fakti që klubet rivale me në krye Liverpool, janë duke shpenzuar këtë edicion. Trajneri i kampionëve të Anglisë ka prekur disa tema, por është përqendruar sidomos tek Liverpooli, që ka blerë lojtarë si Xherdan Shaqiri, Naby Keita, Fabinho dhe Alisson, ndërsa u përpoq shumë dhe për Nabil Fekir. “Çdo klub bën atë që dëshiron. Por mua, dicka e tillë nuk më sjell ndonjë shqetësim. Nëse Liverpul beson se duhet të shpenzojnë para’, kjo është për shkak se ata mendojnë se është në të mirë të klubit”, është mjaftuar të thotë spanjolli.

pep
Ndër të tjera, Pep i dha fund edhe zërave të merkatos që kanë aluduar intensivisht për interesimin e Manchester City në adresë të mesfushorit të Juventus, Miralem Pjanic. “Ai është një futbollist i Juventus dhe si i tillë nuk na intereson. Për më tepër që në rolin e tij kemi shumë futbollistë të tjerë. Do të shohim në ditët e fundit nëse do të marrim ndonjë futbollist, ose të presim”, qartësoi trajneri katalanas sa i takon merkatos. Gjithashtu, ai foli edhe për zgjatjen e kontratës së tij 3-vjeçare me Cityin, teksa dukej i kënaqur që do të jetë i lidhur me klubin deri në vitin 2021. “Kur vendosëm ta zgjasim kontratën, para së gjithash është sepse ndihem shumë mirë. Së dyti, klubi beson në atë që po bëjmë. Drejtuesit e dinë se gjithcka varet nga rezultatet. Vërtet kam edhe tri vite kontratë, por rezultatet do ta diktojnë atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ne trajnerët nuk e kemi assnjëherë postin e sigurtë”. Sipas tij, gjëja më e rëndësishme është që ecuria e klubit të jetë në përputhje me ambiciet dhe të arrihet në prill ose maj në garë për të gjithë trofetë.