Gabriel Jesus e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën e tij te Manchester City duke shënuar dhe dhuruar asist, si asnjë më parë në këtë ekip që në debutim.
Manchester City fitoi në transfertë me Ëest Ham me rezultatin e thellë 4:0, por ajo që vlen të përmendet përveç rezultatit është paraqitja fantastike e sulmuesit brazilian, raporton Albeu.
“Gabriel është si shalqi. Duhet ta hapësh dhe pastaj e sheh se a është i mirë apo jo. Ai dëshiron që të bëhet një lojtar i madh dhe kjo e ndihmon shumë.” ka thënë Guardiola.
Sulmuesi më i ri i Manchester Cityt pritet që të shpërthejë në Premier League ndërkohë që kombëtaren e Brazilit është titullar i padiskutueshëm.