Guardiola ka këtë mendim të pandryshuar për Messin

Sport

Zotësia përpara kuadratit të portës kundërshtare e kanë bërë Sergio Agueros golashënuesin më të mirë Manchester Cityt si dhe të huajin më produktiv në Angli. Mirëpo ja që trajneri i tij, Pep Guardiola, beson se Lionel Messi ende mbetet më i miri sa i takon çdo pozicioni. Argjentinasi ishte autor i një triplete në fitoren me rezultat 6:1 të Manchester Cityt kundër Aston Villës, duke kapërcyer Thierry Henry si golashënuesin më të mirë të huaj në histori të Premierligës. Madje, 31-vjeçari e arriti këtë rekord në tre ndeshje më pak të zhvilluara sesa legjenda franceze e Arsenalit, të cilit i ishin dashur 258 ndeshje për ta arritur rekordin.
Aguero gjithashtu e barazoi rekordin e ikonës së Chelseat, Frank Lampard, në listën e futbollistëve me më shumë gola totalë në kampionatin anglez. Tani ai renditet vetëm pas dyshes legjendare të Manchester Unitedit, Andy Cole e ëayne Rooney, si dhe legjendës së Newclastle, Alan Shearer.
Mirëpo Guardiola, kur u pyet nëse Aguero ishte lojtari më i mirë me të cilin ai ka punuar në karrierën si trajner, dha këtë përgjigje:
“Më i miri është padyshim Messi. Ai është nëntëshi, dhjetëshi, njëmbëdhjetëshi, shtatëshi, gjashtëshi, pesëshi apo katërshi më i mirë… Gjithsesi, edhe Sergio është ndër ndër më të mirët… por pas Leos”, deklaroi prerë tekniku spanjoll. Ai ka punuar me 6 herë fituesin e Topit të Artë gjatë viteve 2008 dhe 2012, në një periudhë kur Barcelona ishte në kulmin e suksesit, duke fituar katër tituj spanjollë, dy Liga të Kampionëve, dy Kupa të Mbretit, dy Superkupa të Spanjës, dy Superkupa Evropiane, si dhe dy Kupa të Botës për Klube.