Guardiola i lumtur për skuadrën, por thotë se arritja e Liverpool është e vështirë

Sport

Manchester City arriti një fitore të vështirë me përmbysje 2-1 përballë Chelsea, në një sfidë që për pak sa nuk vulosi fatin e ‘citizens’ sa i përket këtij sezoni në ‘Premier League’, Kevin De Bryune dhe Riyad Mahrez zhvlerësuan golin e N’Goli Kante brenda pjesës së parë, për t’i dhënë skuadrës kampione në fuqi 3 pikët e për të ruajtur hapin e kryesuesve të Liverpool. Në konferencën pas ndeshjes, Pep Guardiola u shfaq i kënaqur me performancën e skuadrës së tij. Spanjolli tha se më shumë i ka pëlqyer fakti që pavarësisht pësimit të golit, ekipi i tij arriti të reagojë në kohë dhe të marrë ndeshjen nën kontroll, ndonëse në minutat e fundit, Chelsea rrezikoi të barazonte.
Megjithatë, tekniku katalanas e sheh shumë të vështirë arritjen e Liverpool në krye të klasifikimit. Sipas tij, ‘the reds’ janë duke bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe për momentin duket se nuk do të gabojnë asnjëherë. Të besuarit e Jurgen Klopp fituan sërish mes vështirësive ndaj Crystal Palace, me Roberto Firmino që vuloi rezultatin 2-1 në minutën e 85. Guardiola u shpreh se kritikat e mediave se Liverpool fiton gjithmonë në çastet e fundit dhe me anë të episodeve janë të gabuara, pasi këto gjëra sipas tij tregojnë që skuadra e Klopp është një ekip i madh që mund të zgjidhë çdo situatë. Por trajneri i Manchester City nuk heq dorë nga lufta e tij për të mbrojtur titullin kampion. Guardiola tha se pavarësisht se është shumë e vëshirë që situata të përmbyset, ai dhe ekipi i ‘citizens’ do të luftojnë deri në fund për çështjen e titullit kampion në ‘Premier League’.