Guardiola grindet me De Jong, i ndërhyri ashpër Kimmich-it

Sport

pep-guardiola
Bayerni mundi Milanin 3-0 në trofeun “Audi Cup”, por Pep Guardiola ishte tejet i acaruar në fund të takimit. Shkak për këtë u bë Nigel de Jong. Mesfushori i Milanit kreu një ndërhyrje tejet të ashpër ndaj 20-vjeçarit Joshua Kimmich, i cili u detyrua të linte ndeshjen i lënduar.
Fakti që holandezi kreu një ndërhyrje të tillë e bëri Guardiolën tejet nervoz. Në fund të pjesës së parë spanjolli me De Jongun, pati edhe një grindje në korridorin për në dhomat e zhveshjes.
Ish-trajneri i Barcelonës u pa teksa bërtiste dhe bënte shenja në drejtim të mesfushorit të Milanit, i cili gjithashtu u pa tejet i nervozuar teksa mbahej nga shokët e tij të skuadrës.
“De Jongut, i thash se isha tejet i mërzitur për Joshuan”, tha Guardiola për gazetarët, “Lojtari im nuk do ta luajë finalen dhe mbase do të jetë jashtë fushe edhe për më shumë se kaq. Më vjen keq sepse Kimmich me shumë siguri do të bëhet një nga lojtarët më të mirë gjerman.”
Ndërkohë trajneri i Milanit, minimizoi gjithçka dhe mori në mbrojtje lojtarin e tij, teksa tha se në Allianz Arena “po luhej futboll, jo balet” dhe se gjithçka në fushë ishte e pranueshme pasi ky takim sipas Mihajlovic, nuk ishte takim miqësor, por një ndeshje për trofe në prag të fillimit të sezonin.