Pep Guardiola do ta festojë titullin e parë kampion me Manchester City-in, duke nënshkruar një ripërtëritje kontrate. Ka qenë ky lajmi i raportuar nga ESPN të martën, ku thuhet se trajneri katalan do të sigurojë edhe 12 muaj të tjera shtesë në kontratën e tij tre-vjeçare. Në sezonin e dytë në Etihad, 47-vjecari tregoi një tjetër skuadër krahasuar me vitin e kaluar. Një ndryshim total pa Manchester City-in të dominonte totalisht futbollin anglez. Loja fantastike dhe tejet dëfryese dërrmoi të gjitha skuadrat e mëdha në Premier, por nuk qe dhe aq me fat në Champions-League, ku përballë në cerek-finale u ndesh me Liverpoolin.
Gjithsesi festa e titullit kampion i ka dhënë disi shkëlqim sezonit dhe drejtuesit e City-it duken të kënaqur. Besimi për Guardiolën kështu vazhdon. Me dy trofe tashmë të siguruar, kontrata pritet të zgjatet deri në vitin 2020-të. ESPN shkroi të martën se sipas disa burimeve të saja, familja e Guardiolës është shpërngulur përfundimisht në Manchester dhe ndihet shumë mirë. Ish-trajneri i Barcelonës, që nuk fiton një Champions League që prej vitit 2011-të, vazhdon të bashkëpunojë me dyshen Begiristain-Soriano, të cilët drejtojnë klubin prej vitit 2012-të. Më parë kjo dyshe ka bashkëpunuar te klubi katalan ku Guardiola shijoi edhe suksesin më të madh në karrierë.