Guardiola, Champions mbetet i mallkuar që kur ka ikur nga Barcelona…

Sport

liverpol
“E di që njerëzit thonë se kam ardhur këtu për të fituar Champions, por nuk kam ardhur këtu për të fituar Champions League, sinqerisht. Kam ardhur këtu për të bërë që skuadra ime të luajë në mënyrën sic kemi luajtur 20 muajt e fundit…”. Me këto fjalë në konferencë, befasoi jo pak ai, njeriu i 25 trofeve, i cili sfidoi sërish trajnerin që në 10 vjet karrierë ka marrë pëlqime për stlin e lojës së skuadrave të tij, por ende nuk ka fituar asgjë. Guardiola, i konsideruar si tekniku i marrë enkas për të sjellë Champions-in në “Etihad”, ka vënë duart përpara, për të ruajtur veten nga eleminimi që në fakt i rezervojë kompeticioni të mërkurën mbrëma, pas njw “derbi” të çmendur me Tottenham. Kishte detyrën të përmbyste humbjen e takimit të parë për t’u rikthyer në gjysmëfinale pas 5 vjetwsh. Por pak për pakujdesinë e mbrojtësve të tij dhe pak për gabimet e gjyqtarit Cakir, në bashkëpunim me VAR, Guardiola nuk ia doli sërish. Historinë e shkruajti Totenhemi me eleminimin e vizionarit katalas dhe kualifikimin e “Spurs”. Ndërkohë të shtunën do të jenë sërish përballë në Premier League, ku Siti duhet t’i përgjigjet Liverpulit për t’u kthyer në krye të renditjes.

48380608 303
Por, ndërkaq, tekniku që konsiderohet një nga më të mirët në planet, dështoi përsëri në arenën e vërtetë të kampionëve. Që nga 2011-a, kur u largua nga Barcelona pasi u bë 2 herë kampion i Evropës dhe fitoi 3 Superkupa kontinentale e po aq Botërorë klubesh -, Pep nuk ka arritur ta ngrejë më trofeun me ‘veshë të mëdhenj’. “Eksperti” Pep numëron 113 pankina në Champions, kundrejt vetëm 24 të kolegut “rishtar”. Por nëse Pochetino do ta ketë gjysmëfinalen si objektiv që duhet provuar për herë të parë, për Guardiolan, kjo fazë e kompeticionit është gati një mallkim që kur ka ardhur në “Etihad”. Në 2017-n u eleminua nga Monaco në 1/8-at, kurse në cerekfinale e vjetshme e nxorri jashtë Liverpuli. Ky skualifikim i radhës i vendos etiketën “Pepexit”. Ai, ishte i vetmi mes trajnerëve të mbetur në garë që dinte si fitohet Champions League. Ndërsa humbi shansin për të fituar 4 trofe në këtë sezon.