Tepër i ekuilibruar ngjan edhe grupi H, ku Chelsea, fitues i Europa League në edicionin e kaluar, do të ketë punë me Ajaksin, por edhe me skuadra jo të lehta si Valencia dhe Lilë. Drejtori teknik i Chelsea-t, Peter Cech beson se klubi londinez do të shfrytëzojë eksperiencën e akumuluar nga triumfi në Ligën e Evropës: “Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi shoh skuadra që janë thuajse në të njëjtin nivel. Bëhet fjalë për kundërshtar me cilësi të madh. Eshtë një nga ato grupe, ku mund të ndodhë gjithcka. E kjo natyrisht që e bën tepër interesante. Gjithsesi mund të jemi të kënaqur me këtë short, pasi mbi të gjitha shmangëm udhëtimet e gjata”, është shprehur ish-portieri, tashmë në rolin e drejtuesit. Ndeshja hapëse për blutë e Londrës do t’i vendosë menjëherë përpara një pengese të vështirë, siç Valencia.
Nga ana tjetër, ‘Ajax pas një sezoni të fundit të jashtëzakonshëm, do të kërkojnë të përsërin të njëjtën ecuri edhe në këtë edicion, megjithëse ju desh të kalonte një tur të “play-off”-it, ku eleminoi Apoelin e Nikozisë. Trajneri i kampionëve të Holandës e komenton kështu grupin e këtij edicioni të Champions League: “Vitin e kaluar kishim një favorit si Bajerni, ndërsa AEK-u ishte një skuadër më e dobët. Tani, kundërshtarët duken më të barabartë. Cilado skuadër mund të fitojë përballë tjetrës. Megjithatë, Chelsea mbetet një shkallë më lart. Ne na duhet të bëjmë një ecuri fantaastike, nëse duam të kalojmë grupin. Më vjen mirë që do të luajmë në stadiume si Stamford Bridge apo Mestalla. Por edhe Lillë ka një stadium të ri. Prandaj do të jetë dicka vërtet e veçantë”.