Grupi G/ Ja kundërshtarët e mundshëm të Manchester Cityt dhe Leipzig në raundin me eliminim

Sport

Ndonëse ishte kualifikuar dhe kishte siguruar vendin e parë, e ndonëse, thuajse me formacion të Dytë, Manchester City fiton edhe në javën e fundit të fazës së grupeve në UEFA Champions League. Në Grupin G, kampionët në fuqi të Europës triumfuan me rezultatin 3-2 në transfertë ndaj Crvena Zvezda. Për formacionin e serbëve, shënuan Boem dhe Katai, kurse për ekipin mik, rezlizuan Hamiltaon, Bobb dhe Kalvin Phillips. Ky ishte goli i parë i Phillips me fanellën e Manchester Cityt, në paraqitjen e tij të 30-të me kampionët e Anglisë. Ky ishte gjithashtu goli i parë i britanikut në 51 ndeshjes e tij të fundit në nivel klubesh, përfshirë këtu edhe epokën kur ishte ende pjesë e Leeds United.

Më tej, City është bërë skuadra e parë angleze në histori që arrin të fitojë 8 ndeshje europiane radhazi, 7 prej të cilave janë në Champions League, kurse tjetra është suksesi në Superkupën e Europës.

Pas një suksesi të tilla, Cityzens presin me qetësi shortin e datës 18 Dhjetor, teksa në ditën e Hënë do të mësojnë se cili do të jetë kundërshtari i tyre në raundin e 1/8-tave. Copenhagen, PSV, Napoli, Inter, Lazio, PSG dhe Porto, janë kundërshtarët e mundshëm të Cityt për raundin e parë me eliminim të UEFA Champions League.

Më tej, për t’u rikthyer në Grupin G, Leipzigu i vendit të dytë, ka arritur të fitojë në ndeshjen e fundit, teksa në shtëpi ka mposhtur 2-1 zviceranët e Young Boys. Autorët e golave për ekipin gjermanë ishin Benjamin Sesko dhe Emil Forsberg, kurse për miqtë arriti të shënonte Ebrima Colley. Kundërshtarët e mundshëm të Leipzig në raundin e 1/8-tave janë Arsenali, Real Madrid, Real Sociedad, Atletico Madrid dhe Barcelona.