Grupi F; Suedia lider, Gjermania jashtë, Meksika i falet Koresë së Jugut

Sport

grupi f
Eleminimi i Italisë në fazën “play-off” të eleminatoreve të botërorit nuk ka qenë një rastësi nga Suedia. Formacioni i trajnerit Andersson e kanë mbyllur fazën e grupeve në “Rusi 2018” si liderë të grupit G, falë fitores së papritur 3-0 ndaj Meksikës. Augustinsson do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 50 dhe brenda një harku kohor prej 24 minutash, suedezët do të realizonin 2 gola të tjerë, fillimisht me penalltinë e shndërruar në gol nga kapiteni Granqvist e më pas përfituan nga autogoli i Alvarez. 6 pikë dhe vendi i parë në grup. Suedia është një kundërshtar që duhet konsideruar në raundin tjetër.

world cup
Meksikanët po me 6 pikë, por me një golavarazh më negativ kalojnë më tej, e për këtë i falen surprizës më të madhe deri në këto momente, triumfit të Koresë së Jugut ndaj Gjermanisë 2-0. Kampionë bote që vetëm të tillë nuk dukeshin. Edhe kur rezultati ishte 0-0, tek gjermanët nuk kishin grintët që i karakterizon zakonisht. Koreja e Jugut ishte cinike dhe në minutat e fundit të lojës arriti të shënojë 2 herë. Goli i dytë, ai i Heung-Min Son ishte padyshim pasqyra më e qartë e Gjermanisë këtë botëror, një skuadër pa ide, pa organizim e mbi të gjitha pa dëshirë për të fituar