GRUPI F/Çfarë thonë protagonistët për “grupin e ferrit”?

Sport

Grupi F, ai që është i konsideruar si “grupi i ferrit”, do të shohë Barcelonën, Borusian e Dortmundit dhe Interin të përplasin brirët me njëra-tjetrën për dy vendet e para, pa harruar natyrisht edhe cekët e Slavia Pragës. Katalanasit, që e kanë fituar Champions League për herë të fundit në 2015-n, i pret një detyrë e vwshtirw që në fillim, më 17 shtator, kur do të udhëtojnë në Dortmund. Drejtori sportiv i spanjollëve, Guliermo Amor ka deklaruar se asnjw prej ndeshjeve nuk do të jetë e lehtë: “Mjafton të shohësh emrat dhe e dallon qartë…. Por si përfundim besojmë se do të dalë mbi të tjerat skuadra që do të dijë të bëjë diferencën. Ne i kemi tw gjitha mundwsitw. Zotwrojmw edhe përvojën e viteve të fundit, nga e cila kemi marrë leksione të vlefshme. Mezi presim që të përfshihemi edhe një herë në atmosferën e këtij kompeticioni madhor. Jemi gati si fizikisht, edhe psikologjikisht”.


Në kampin e Dortmundit, trajneri Lucien Favre e shikon këtë grup si një sfidë të egër përballë dy skuadrave, që janë ndër më të fortat e këtij edicioni, edhe pas përforcimeve të bëra në verë. Kurse kapiteni Marko Reus ka zbuluar se ishte pikërisht Barcelona, skuadra me tw cilin gjermanwt kishin dashur të përballeshin. “Shumë lojtarë të skudrës tonë donin që t’u binte Barcelona në short. Dhe për çudi ndodhi ekzaktësisht ashtu sic dëshironim. Natyrisht që grupi është tepër i fortë. Sidomos duelet me spanjollët do të jenë nën një atmosferë të zjarrtë për ne dhe tifozët. Gjithsesi besojmë tek vetja se mund të përballojmë gjithcka si duhet”, kanë qenë fjalët e Reus.
Ish-kapiteni dhe aktualisht zv.presidenti i Interit, Javier Zaneti ka qenë njeriu, i cili ka komentuar shortin për zikaltërit, tw cilwt ashtu si vjet do tw pwrballen me Barcelonwn: “Barca ka qenë protagoniste në Champions league për një kohë të gjatë. Eshtë një skuadër me lojtarë të jashtëzakonshëm. Por të fortë janë edhe kundërshtarët e tjerë të grupit. Sidoqoftë, edhe ne jemi Interi…. Synojmë të tregojmë veten në fushën e lojës. Kemi ndërtuar një skuadër që mendojmë se është në gjendje për të kaluar me sukses çdo sfidë, edhe në një arenë si ajo e Champions League”, përundoi Zanetti.