Grupi D, Kroacia dhe Argjentina nuk zhgënjejnë, kualifikohen që të dyja

Sport

grupi d
Mbrëmja e ditës së 13-të të botërorit kishte vëmendje absolute për fatet e dy prej skuadrave më favorite të Grupit D, Kroacia dhe Argjentina. Situata në këtë grup kishte diktuar një gjendje ankthi për faktin se një fitore e Islandës përballë Kroacisë mund t’i nxirrte ata nga grupi, ndërsa po kështu një barazim ose një fitore e Nigerisë përballë Argjentinës mund t’i kualifikonte edhe afrikanët duke eliminuar një nga pretendentet kryesore për titullin. Sidoqoftë rezultati përfundimtar nuk i zhgënjeu pritshmëritë. Në Shën-Pjetërsburg Lionel Messi theu djetën duke realizuar në minutën e 14-të për Argjentinën.

arg nig

Nigerianët u munduan të reagonin dhe gjetën barazimin vetëm në minutën e 51-të me penalltinë e Victor Moses. Loja me këtë rezultat premtonte për afrikanët, por me agresivitet, qasje dhe shpirt skuadre Argjentina ia doli të shënojë me Marcos Rojo katër minuta përpara fundit. Festa ishte e jashtëzakonshme pasi me 2-1 Albiceleste mundi të dalë e dyta në Grupin D me katër pikë. Paralelisht në Rostov Arena, Kroacia u tregua e zonja ta mbyllë me sukses fazën në grupe. Badelj kaloi ballkanasit në avantazh ndërsa Siggurdson barazoi përkohësisht për Islandën. Në fund, Perisic u dha fitoren kroatëve të cilët kualifikohen si të parët me 9 pikë nga Grupi D.