Grupi C/ Napoli i bashkohet Real Madridit, si dy skuadrat e kualifikuara në raundin e 1/8-tave

Sport

Real Madrid e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e grupeve në UEFA Champions League. Në Grupin C, Los Blancos, fituan secilën prej 6 ndeshjeve të luajtura, një statistikë që u regjistrua vetëm për të tretën herë në historinë e klubit, në sezonet 2011/12 dhe 2014/15. Në të dyja rastet e mëparshme, Reali arriti të shkonte deri në gjymëfinale të kompeticionit.

Në ndeshjen e fundit të Grupit C, ekipi i drejtuar nga Carlo Ançelotti, ia doli të fitonte në transfertën e Union Berlin, me rezultatin 3-2, me dy prej golave që u shënuan nga Joselu, i cili, tanimë është bërë pjesë e librave të historisë së klubit në Champions League.

33 vjeç e 260 ditë, Joselu është bërë lojtari  më i vjetër në moshë i Realit që shënon një dygolësh në Champions League, duke kaluar edhe rekordin që mbahej nga Luis Figo, 32 vjeç e 34 ditë.

Mirëpo, ndonëse po arrin rezultate pozitive, si Champions League, e gjithashtu edhe në kampionat, në radhët e Los Blancos kanë arsye për t’u shqetësuar. Real Madrid nuk po arrin të shënojë dot nga pika e  bardhë e penalltisë. Ndaj Unionit të Berlinit, ishte Luka Modriç nuk shënoi dot nga 11 metra, duke ngritur kësisoj një shqetësim në stolin madrilen. Për ta kuptuar më mirë këtë çështje, në 5 ligat kryesore të Europës, Real Madrid është skuadra me më më tepër penallti të shpërdoruara. 3 të ekzekutuara dhe asnjë e shënuar. Një ecuri kaq negative në këtë aspekt për 14 herë kampionët e Europës, nuk kishte ndodhur që prej sezonit 2013/14.

Më tej, për t’u rikthyer në Grupin C, skuadra e dytë e kualifikuar është Napoli, që në shtëpi, fitoi 2-0 përballë Bragas. Përveç një goli të miqve nga Serdar Saatci në minutën e 9, në të 33-tën do të ishte Osimhen, ai që vendosi përfundimisht fatin e takimit në stadiumin Maradona.

Në 3 pjesëmarrjet e fundit në Champions League, Napoli ka arritur të kualifikohet po kaq herë në fazën me eliminim të kompeticionit. Nëse bëjmë një krahasim me të kaluarën, ky është një prmirësim i ndjeshëm i kampionëve të Italisë, të cilët, në 5 rastet e mëparshme, ishin kualifikuar vetëm dy herë.