Grupi C, Franca e Danimarka kualifikohen duke luajtur miqësisht kundra njëra-tjetrës

Sport

danimark
Dita e 13-të e botërorit zgjidhi edhe vendosjen përfundimtare të Grupit C, kështu Franca dhe Danimarka luajtën miqësisht 90-të minuta në Luzhniki të Moskës, kjo pasi kihsin siguruar pikë të mjaftueshme nga dy ndeshjet e kaluara. Didier Deschamps zgjodhi të kursejë lojtarët kryesor dhe kështu në fushë u pa në portë Mandanda, dhe vetëm Griezmann nga lojtarët kryesor. Pogba, Mbappe dhe Matuidi ishin në stol. Nga ana tjetër edhe Danimarka nuk bëri përjashtim, megjithëse matematikisht ishte në rrezik. Loja në fushë ndërkohë, ishte totalisht e vakët.

franca dn

Krejt ndryshe në Sochi, Peruja kundër Australisë tregoi dhe mori pikërisht atë çka i kishte munguar në këtë botëror, një rezultat fitues. Me nga një gol për pjesë peruanët i mundën australianët 2-0 duke i marrë këtyre të fundit edhe vendin e tretë. Autorësinë e realizimeve e kishin Carrillo dhe Guerrero. Kështu rikthimi pas 36 vitesh në botëror u festua me të paktën një fitore. Ndërkohë në Luzhniki, momentet e fundit të sfidës ishin me vërshëllima, për faktin se tifozët e pranishëm, nuk e pëlqyen aspak përballjen me vetëm 4 goditje drejt kuadratit. Sidoqoftë Franca dhe Danimarka e mbyllën në vend të parë dhe të dytë dhe do jenë kështu në 1/8-at.