Grupi A, statistika dhe rekorde, Uruguai mundi Rusinë, Arabia Egjiptin

Sport

grup a
Në ditën e 12-të të botërorit, Grupi A mbylli ndeshjet e treta duke sigluar edhe dy përfaqësueset që do të vazhdojnë më tej. Uruguai arriti t’i marrë vendin e parë Rusisë duke e mundur atë 3-0. Suarez shënoi në minutën e 10-të, ndërsa rreth 13 minuta më vonë Cheryshev shkaktoi një autogol. Barazohet kështu rekordi i France ’98 me 6 autogola në një botëror, por gjasat janë që ky rekord të thyhet duke qenë se kemi ende shumë ndeshje përpara. Pak më vonë, Igor Smolnikov u ndëshkua me karton të kuq dhe u bë i pari lojtar që nxirret jashtë për një vend organizator të një botërori që kur Marcel Desailly u përjashtua në finalen e France ’98 kundër Brazilit. Në minutën e ’90 Edinson Cavani rrumbullakosi shifrat në 3-0 duke e bërë Uruguain të parën përfaqësuese që e kryeson një grup pa pësuar as një gol, kjo që pas Argjentinës 20 vite më parë.

world cup

Ndërkohë në sfidën tjetër portieri 45-vjeçar Essam El Hadary u bë lojtari më i moçëm, i cili luan në një botëror. Përballja Arabi-Egjipt nisi me një gol të Mohamed Salah, por sauditët vlen të përmendet se ia dolën ta përmbysin rezultatin. Në minutën e 41, El Hadary i priti një penallti Fahad Al Muwalladit. Ai u bë i dyti portier që pret një njëmbëdhjetëmetërsh në debutim, kjo pas Halldorssonit të Islandës. Por në fund të pjesës së parë u akordua një tjetër penallti. Faraj realizoi dhe ishte minuta e 50-të e pjesës së parë, duke u bërë kështu goli më i vonë i një fraksioni loje në një botëror. Po kaq vonë, në minutën e 96 do të shënohej edhe goli i përmbysjes për sauditët, dhe Arabia i dha fund një ecurie prej 12 ndeshjesh pa fitore në botërore dhe e mbylli në vend të tretë, përpara Egjiptit.