Antoine Griezman ishte ylli i mbrëmjes të dielën në Camp Nou, duke shënuar dy herë në debutimin e tij për Barcelonën në shtëpi. Sulmuesi francez shënoi dy herë, me golin e dytë që ishte në stil të Messit, në fitoren 5:2 të Barçës kundër Real Betisit. E duket se Antoine Griezmann e ka vëzhguar Lionel Messin në stërvitje dhe ka mësuar jo pak nga shoku i tij i skuadrës, megjithëse flitet se nuk kanë një raport të mirë. “Po, e pashë Leon duke gjuajtur në atë mënyrën në stërvitje dhe e kopjova atë”, zbuloi Griezmann pas ndeshjes, i cili tregoi që sa i takon mënyrës së festimit, kopjoi yllin e basketbollit, Lebron James. Nëse Barcelona mori fitoren e parë të La Ligas, zhgënjeu Reali i Madridit që priste Valadolidin, teksa nuk shkoi dot më shumë se barazimi 1-1. Festa e golit të madrilenëve u prish nga Guardiola, lojtar i skuadrës kundërshtare që duket se ka vetëm mbiemrin e njëjtë me trajnerin e Sitit.
Ndërsa kryesimi me pikë të plota në kampionatin spanjoll e ka marrë Atletico e Madridit, që nuk gaboi as në transfertën ndaj Leganas. Një asist i Joao Felix u shndërrua në gol nga Vitolo. Dhe kaq i mjaftoi “Los colchoneros” për të marrë suksesin e dytë radhazi e duke treguar se Barcelona e Reali duhet t’i llogarisinm seriozisht edhe ata përsa i takon garës së titullit kampion.