As këtë herë nuk ka qenë gati për të debutuar si titullar me Rejnxhërsin. Sulmuesi kuqezi, Eros Grezda pritej të ishte një nga lojtarët kryesorë të bluve nga Gllasgou, pas transferimit nga Osijek për 2.5 milionë euro. Mirëpo duket se pavarësisht se beson shumë tek aftësitë e shqiptarit, tekniku Gerrard ende e sheh të arsyeshme për ta hedhur në fushë për 90 minuta të plota. Madje në sfidën e së dielës në fushën e Livingston, nuk i ka dhënë asnjë minutë, ndonëse Rejnxhërs pësuan një humbje minimale 1-0.
Gerrard nuk e ka parë Grezdën si një alternativë të mundshme, për të zgjidhur dicka, qoftë edhe në arritjen e një barazimi, që do të kishte qenë mjaft pozitiv për të vijuar serinë prej 2 fitoresh. Lojtari i Kombëtares shqiptare qendroi për 90 minuta në stol, duke mos u preferuar nga trajneri, i cili u mjaftua të bënte vetëm 2 zëvendësime. Mbetet të shihet nëse ish-lojtari i Liverpulit do ta shohë të udhës për ta aktivizuar Grezdën në ndeshjen e së enjtes me Rapidin e Vjenës në Kupat e Evropës, apo e ka lënë për fundjavën tjetër në kampionat.