Përpjekjet e Eros Grezdës për të fituar sërish tifozët e Rangers, nuk po shkojnë si duhet. E ardhmja e anësorit shqiptar në “Ibrox Park” dukej e zymtë, pasi trajneri Gerrard e kishte këshilluar të gjente një klub të ri. Madje, disa media skoceze kishin raportuar edhe se Grezda nuk do të kishte më mundësinë të vishte sërish fanelën e Rangers, pasi në shtator u akuzuar për përshtyrjen e kundërshtarit gjatë një ndeshjeje me të rinjtë e klubit skocez. Gjithsesi, gjakovari kërkoi falje dhe u kthye në fushë me rezervat e Rangers, në një miqësore të luajtur të martën ndaj Carlisle United, ku humbi edhe një penallti në pjesën e parë të takimit. Kaq ka mjaftuar që të marrë kritika të shumta nga ana e tifozëve të Rangers, të cilët e kanë sulmuar keq me komente në rrjetet sociale.
Kaq është dashur që të mendohet gjithmonë e më shumë se e ardhmja e Grezdës do të jetë gjithmonë e më shumë larg Gallsgout. Mesfushori-sulmues nuk ka arritur të shfaqet thuajse asnjëherë në nivelet e pritshme. Të paktën, jo aty ku prisnin drejtuesit e klubit dhe sidomos tifozët. Madje edhe në rastet kur i është dhënë mundësia për të treguar vlerat e vërtat, gati gjithmonë ka dështuar. Në këtë situtatë, me siguri që janari do të sjellë ndryshime sa i takon skuadrës në të cilën do të luajë Grezda.