Grezda mund të “emigrojë” jashtë Evropës

Sport

Eros Grezda duket gjithmonë e më shumë jashtë planeve të Rangerës dhe trajnerit Gerrard. Sikur të mos mjaftonte fakti që ai nuk arriti asnjëherë të përshtatej me futbollin skocez, edhe si pasojë e dëmtimeve, gjakovari e ka mbushur kupën edhe me sjelljet anti-sportive. Rangers i dha mundësinë lojtarit të aktivizohej me skuadrën e të rinjve. Por në një nga ndeshjet e fundit ai pështyu kundërshtarin e tij. I gjendur para një situate të tillë, klubi reagoi ashpër duke kërkuar ta largojë nga skuadra. Ndërkohë që trajneri Xherard u shpreh se do të ketë përjashtim, vetëm nëse Grezda është fajtor. për këtë arsye ka pasur edhe një takim kokë më kokë me lojtarin. Gjithsesi, në një postim në “Instagram”, Grezda ka kërkuar falje në lidhje me incidentin. Ndonëse është shfaqur i vendosur sa i takon faktit se nuk ka faj. “E pranoj plotësisht se të pështysh është diçka e pështirë, por ka gjithmonë dy anë në një histori. Kërkoj falje për veprimet në ditët e fundit”, shkroi Grezda në postim.


Megjithatë ngjan vërtet se gjesti i Grezdës i ka dhënë praktikisht fund raportit të tij me Rejnxhërsin. Në një situatë të tillë, lojtari i mënjanuar edhe nga Kombëtarja shqiptare, është i detyruar të gjejë një ekip të ri, për të mos mbetur inaktiv edhe për 3 muaj të tjerë deri në janar. Faktikisht, mundësitë për 24-vjecarin nuk janë të shumta. Opsionet e vetme për momentin duken Australia, ku u transferua së fundmi edhe shqiptari tjetër Migjen Basha, por gjithashtu edhe Katari, që e ka ende merkaton e hapur.