Grezda mbyll aventurën me Rangers, gati kthimi në “bazë”

Sport

Aventura e Eros Grezdës te Glasgow Rangers mund të quhet përfunduar pas vetëm 18 mujave. Futbollisti kosovar do të rikthehet te skuadra kroate, Osijek, ku luante përpara se të transferohej në Gllasgou. Lajmi është përcjellë nga mediat skoceze, të cilat njoftojnë se Grezda është liruar nga Rangersi, për t’u rikthyer në kampionatin kroat të futbollit. Gjakovari që ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë ishte transferuar te Rangersi në vitin 2008 për 3 milionë euro.

Tashmë flitet se gjithçka është mbyllur dhe lojtari do të kalojë në formë huazimi te skuadra kroate, ku shqiptari pati tërhequr vëmendjen e Rangers. 24-vjeçari kishte edhe dy vite e gjysmë kontratë me Rangers, por klubi skocez ka pranuar ofertën e Osijek për transferimin e anësorit, teksa mësohet se është arritur një marrëveshje mes dy klubeve që në shitjen e radhës të shqiptarit, të përfitojë edhe gjiganti skocez. Gjakovari kishte probleme edhe jashtë fushës në Skoci dhe trajneri Gerrard nuk e toleroi më shumë. Do të jetë ky një rikthim për Grezdën tek Osijek dhe kampionati kroat, pasi edhe më parë kishte luajtur për këtë ekip duke regjistruar 37 ndeshje dhe shënuar 8 gola.