Grezda e Cikalleshi, tentativat e mbetura pa rezultat!

Sport

Eros Grezda dhe Sokol Cikalleshi janë dy nga legjionarët e Shqipërisë, të cilët do të mbeten nëpër skuadër ku ishin, pavarësisht se u përpoqën të lëviznin gjatë merkatos së verës.
Së pari, Grezda i përfunduar jashtë planeve të Rejnxhërsit, nuk arriti të lëvizte, megjithëse në një farë momenti u duk se do të përfundonte në kampionatin francez, aty ku interesoheshin Dijon e reims. Mirëpo, këto klube nuk arritën të kënaqin kërkesën e klubit skocez, për të përfituar të paktën 2 milionë euro nga lëvizja e shqiptarit.
Pastaj u mendua për një huazim të tij, por si përfundim nuk pati asgjë konkrete. Kështu, skocezët e kanë dërguar me ekipin e dytë, aty ku duket se do të vazhdojë të luajë të paktën deri në janar, atëherë kur merkato rihpet përsëri. Ndërkohë që me ardhjen e trajnerit Reja ka humbur edhe Kombëtaren.
Së fundi, Grezda ka vendosur të mbyllë edhe llogarinë tij në Instagram pasi jo në pak raste ka marrë kritika për ekzagjerimin e përdorimit të rrjeteve sociale. Faktikisht, trajneri i Rejnxhërsit, Gerrard është shprehur gjithnjë se talenti nuk mungon në këmbët e Erosit, por problemet duket se qendronin jashtë fushës.
Ndoshta, mbyllja e këtij rrjeti social mund të ndryshojë gjërat për mirë për vetë Grezdën, që do të fillojë të fokusohet më tepër te fusha, por edhe për sytë e teknikut, që ndoshta dalëngadalë mund të rinisë ta marrë në konsideratë. Gjithcka mbetet për t’u parë.


Sa i takon Cikalleshit, sulmuesi kavajas nuk ka mundur dot të bëjë realitet dëshirën për të lëvizur nga Akihasri. Kështu duhet të kënaqet me ligën e dytë turke, në pritje të ndonjë ndryshimi nga fillimi i vitit të ardhshëm. Për Cikën pati një interesim gjatë ditëve të fundit të merkatos verore nga Lecce, mirëpo në fund, drejtuesit e klubit puljez nuk janë bindur. Dhe preferuar të marrin një sulmues si Babacar, i cili e njeh më mirë kampionatin italian.